Aktualitet

Basha: Koha nuk pret, PS të ndalë lojën e rrezikshme, zgjidhja janë Zgjedhjet

Basha: Koha nuk pret, PS të ndalë lojën e rrezikshme, zgjidhja

Kryetari i PD-së Luzim Basha akuzoi Ramën se kërkon të kapë institucionet, dhe në rastin e fundit Kushtetutesen sipas tij për të legjitimuar 30 qershorin dhe për të shkarkuar presidentin.

Basha tha se ka një zgjidhje për Krizën:

Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli ku ndodhemi sot. Është kthimi i legjitimitetit, zgjedhjet e parakohshme që do i japë fund paligjshmërisë së pseudoparlamentit, me një pseudo opozitë anti-Kushtetutese që është si faqja e zezë se është bërë shërbëtore e bandës qeverisëse. Vetëm zgjidhja e krizës përmes mjeteve të njohura në demokraci janë zgjedhjet e parakohshme që do mundesojnë realizimin me sukses të plotë pa ndalesa, bllokime të reformës në drejtësi që çon para ligjit shkelësit, në veçanti sheklësit në pushtet me imunitetin e pandëshkueshmërisë. Le të shërbejë ngjarja e ditës si sjellja më e shëmtuar për të uzurpuar institucionet si një apel drejtuar çdo faktori politik dhe shoqëror: Se Koha nuk pret, rruga e vetme janë rruga e marrjes në dorë të fatit të vendit përmes të vetmit proces, zgjedhjeve të parakohshme  parlamentare që do çojnë vendin drejt integrimit.

Basha tha se PS duhet të ndalë lojën e rrezikshme për të kapur Kushtetuesen dhe se Dvorani u përdor nga Rama.

Prokurorinë e ka kapur të parin Rama. Tani u fut për të kapur Kushtetuesen, pra duhet të ngrihet menjëherë SPAKU dhe të hetohen dosjet e trasha e të rënda të korrupsionit në këto gjahstë vite, veprimet e Ramës janë arsyeja kryesore pse SPAKU po vonohet. Një prokurori e çliruar nga presioni politik bën gjithçka.  Ajo që ndodhi me anëtarët ishte manovër e Ramës për të përdorur Dvoranin.

Lexoni pyetje-përgjigjet e Bashës me gazetarët: 

-Sot Kuvendi në seancë votoi projekt rezolutën e dytë, duke cilësuar nul dekretin e Metës. Si e gjykoni veprimin e parlamentit? 

Parlamenti nuk ka parlament, ka një strehë të disa kriminelëve, ka një strehe të personave që nuk e dimë pse janë aty, ka pseudoparlamentar që gënjejnë veten  por jo popullin. Pseudorezolutat nuk kanë vlerë

Hetimi për Dvoranin? A besoni se do ketë hetim të njëanshëm nga Prokuroria? 

Prokurorinë e ka kapur të parin Rama. Tani u fut për të kapur Kushtetuesen, pra duhet të ngrihet menjëherë SPAKU dhe të hetohen dosjet e trasha e të rënda të korrupsionit në këto gjashtë vite,  janë arsyeja kryesore pse SPAKU po vonohet. Një prokurori e çliruar nga presioni politik bën gjithçka. Ishte manovër e Ramës për të përdorur Dvoranin.

-Rama tha se të gjitha vperimet që maxhoranca kreu për Kushtetuesen pati mbështetjen e atyre që iniciuan reformën në drejtësi. Si e vlerësoni qëndrimin e ambasadorëve? Dy ditë më parë u takuat me katër ambasadorë.

Ambasadorët flasin për vete, ndërsa Rama fshihet pas të tjerëve ose ambasadorëve. Jam mirënjohës për faktin ndërkombëtar që ka kontribuar për reformën, por nuk besoj së nderkombëtarët i thonë Ramës kape drejtësinë, fut kriminelët në parlament. Jemi vendi i tretë për korrupsion në botë. Unë nuk sqaroj pozitat e askujt. Mirë është të sqarojnë pozitat e tyre. Ai (Rama) tha ku ka kanabis, ndërkombëtarët thanë se s'ka kanabis. Pra është fshehur gjithmonë pas ndërkombëtarëve. Nuk besoj së ndërkombëtarët i kanë thënë të mbushë vendin me drogë e të shkelë Kushtetutën. Nuk besoj se është kjo e vërteta. Secili duhet të përgjigjet për përgjegjësitë që ka. Rama gjithmonë i ikën përgjegjësive. Siç ia vuri fajin Macroni, opozitës për negociatat, kur është vetë përgjegjës. /Tiranapost.al.