Aktualitet

Basha: Këto tre ditë, Top Channel ka rënë në gropë fare

Duke veçuar gazetarët që kishte përballë, Lulzim Basha ka sulmuar drejtuesit e Top Channel pa i përmendur nominalisht sigurisht, por që qëndrimi i tij i adresohet drejtuesve, pronares së Top Channel Vjollca Hoxha dhe drejtuesit Ben Blushit.
Basha: Këto tre ditë, Top Channel ka rënë në gropë

Basha nuk pranoi të tregojë bisedën me ambasadorët, por sulmoi mediat duke thënë:

“Aleanca e qytetarëve shqiptarë, është në këmbë, shumë prej tyre kanë dalë publikisht, ndonëse shumica prej mediave që ju përfaqësoni këtu, jashtë vullnetit tuaj, i çensuron, merrini, shikojini, çfarë shkruajnë qytetarë, çfarë shkruajnë profesorë, artistë, intelektualë, nqs ju lënë pronarët që marrin shukat e parave që u vidhen shqiptarëve, se deri tani nuk ju kanë lënë. Asnjë nga televizionet nuk e pasqyron psh Lëvizjen #edhe unë. Dy veglat qorre të propagandës së Edi Ramës, TV Klan dhe Top Channel, nuk e pasqyrojnë.

Top Channel ka rënë brenda fare, se ka nja tre ditë që nuk jep asnjë aktivitet të opozitës, duke vërtetuar që s’është gjë tjetër përveçse një vegël qorre e paguar me paratë që u vidhen shqiptarëve. Klani është treguar pak më i zgjuar se na ka pasyqyruar. Por rrugë e mbarë i qoftë. Perfekt për ne. Vetëm sa ka provuar se në çfarë bataku ka rënë media shqiptare.

Jemi të vendosur ta çlirojmë këtë media, sikurse asgjë tjetër edhe në respekt të profesionalizmit dhe punës vetëmohuese të gazetarëve që janë përreth dhe operatorëve që kam përballë”

I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhur në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, Basha përgjigjet:

“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Kam respekt për ju (u thotë gazetarëve të pranishëm), por ky është një mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën. S’ka rëndësi çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka që është një standard ndërkombëtar, europian."  tha Basha para gazetarëve pasi doli nga takimi me të dërguarën e SHBA-ve Leyla Moses-Ones. /Tiranapost.al 

http://www.tiranapost.al/cfare-nenkupton-basha-me-zgjedhjet-nuk-do-lejohen-nuk-do-pranohen-dhe-nuk-do-njihen/