Aktualitet

Basha kërkon që qeveria në Tiranë të ndjekë shembullin e Shkupit

Basha kërkon që qeveria në Tiranë të ndjekë

Për Lulzim Bashën, Rama duhet të ndjekë shembullin e kryeministrit Maqedonas Zoran Zaev i cili pas vendimit Jo të negociatave nga KE, njoftoi zgjedhje të parakohshme, që do mbahen me 12 prill të 2020-ës dhe deri atëherë do vendoset qeveri teknike. Basha tha se Zaev i riktheu mandatin qytetarëve, duke i kërkuar Ramës të bëjë të njëjtën gjë se sipas tij, Europa i tha Jo Ramës dhe qeverisë së tij dhe jo Shqipërisë.

Ja çfarë deklaroi Basha në konferencën për shtyp nga selia e PD-së: 

Zaev paraqiti dorëheqjen i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme, por nga ana tjetër qeveria jonë e refuzuar nga vendet evropiane vazhdon të mos e lëshojë pushtetin në dëm të popullit, Ne kemi vetëm një rrugë drejt të ardhmes, rruga evropiane, Europa refuzoi Edi Ramën jo Shqipërinë, dështimi është i Ramës jo Shqipërisë, ky mesazh ka qenë më i fortë së kurrë nga Gjermania që i tha Po Shqipërisë dhe Jo qeverisë përmes 9 kushteve. Por kjo nuk i intereson Ramës se kjo nënkupton zgjedhje të lira të ndershme, ndarje e politikes nga krimi, ndarje dhe balancim të ndarjes së pushteteve dh institucione të pavarura. Të gjithë biem dakord se rruga e vetme përpara është rruga drejt Europës, Europa refuzoi Ramën, jo Shqipërinë.

Europa do vazhdojë ta refuzojë, por ne shqiptarët do vuajmë pasojat. Një njeri po na mban peng të gjithëve kjo duhet të marrë fund. Është koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të marrë përgjegjësitë për dështimin dhe ti ktheje mandatin popullit, me një qeveri të re legjitime. Ne jemi popull i talentuar, arsimuar dhe punëtor, na duhet një qeveri e re që çon vendin para në procesin e integrimit, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme., Kushtet e BE janë udhërrëfyesi ynë për të dalë nga kriza, për të ndërtuar një Shqipëri demokratike me mundësi për qytetarët, me politikat e duhura ,drejtimin evropian, ne mund dhe do sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes evropiane./ Tiranapost.al. E.B