• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Basha kërkon hetim nga Prokuroria: Qeveria po dhunon fjalën e lirë, po kërcënon gazetarët!


    Lulzim Basha i kërkon prokurorisë të nisë hetimet, pasi sipas tij qeveria po dhunon fjalën e lirë dhe gazetarët.
    Basha i referohet deklaratave të kryeministrit i cili paralajmëroi se do marrë masa ekstreme nëse mediat nuk përcjellin informacionin si duhet dhe përhapin panik tek publiku, në këtë kohë ku është shpallur gjendje e emergjencës pas tërmetit me 51 viktima të 26 nëntorit.

    Basha thotë se me Kushtetutë dhe me Ligj kjo përbën një krim të rnëdë që duhet ndëshkuar.

    Lexoni statusin e Bashës:

    1/2 Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

    2/2 Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.

    Ndërsa Rama pasi një djalë kishte parë në Tv lajmin se do shembej spitali i Durrës kishte shkuar duke zhvendosur babanë por ai kishte ndërruar jetë rrugës.

    Gjithë kjo histori është historia e mediave. Marrim babanë nga krevati duke iu rezistuar mjekëve mos lëvizni, se dëgjojnë se po shemben spitali i Durrësit, dhe u vdes babai rrugës. Në vend që të mendojnë dy herë kur të flasin, që t’i lënë për një fazë të dytë, por non stop nëpër portale, TV. Kriminelë. Kjo është historia”. Mos shihni TV, dëgjoni radion më mirë“, tha kryeministrit.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post