• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Basha kërkon arrestimin e Valdrin Pjetrit: Rama ka urdhëruar Prokurorinë që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit


    Kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje për arrestimin e kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetrin, që sipas tij ka fshehur të kaluarën si trafikant droge.

    Në një status në Facebook, Bashka shkruan se kryeministri “i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit”.

    Prej javës së kaluar PD ka bërë akuza për të kaluarën e Pjetrit, ndërsa ky i fundit i ka mohuar duke thënë se është i hapur për verifikim.

    Postimi i plotë në Facebook:

    Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

    Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

    Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

    Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk/ Tiranapost.al

    Një tjetër pyetje nga PD për Valdrin Pjetrin: A je dënuar në Itali me 18 muaj burg?

    Valdrin Pjetri i përgjigjet akuzave të PD: Nuk jam arrestuar ndonjëherë, jam i hapur për verifikim