Aktualitet

Basha kërcënon gjyqtarin dhe prokurorët që çuan për gjykim Salianjin: Ju zotohem se PD do t’ju bëjë vetingun publikisht

Basha kërcënon gjyqtarin dhe prokurorët që çuan

Kalimi për gjykim i dosjes ‘Babale’ me të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji, Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe Jetmir Olldashin për akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ nuk është pritur mirë nga Lulzim Basha.

Lideri i PD ka kërcënuar publikisht gjyqtarin dhe prokurorët e kësaj dosje, duke thënë se do "hakmerret".

“Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe ka promovuar personat e përfshirë në këtë krim të rëndë shtetëror. Sot prokurorët e çështjes dhe një gjyqtar janë pengje të vetingut, pra çuan në gjykatë denoncuesit e krimit. Gjyqtari, Kastriot Gramshit dhe dy prokurorët se nuk do t’ia hedhin vetingut për të varrosur dosjet e krimit. Vetingu do t’ju behet publikisht nga PD-ja, për këtë kanë zotimin personal si kryetar i opozitës dhe kryetar i qeverisë nesër”, tha Basha/Tiranapost/A.C