• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Basha ironizon ‘aleancën’ e Ramës më Imamin Naçi, Hajdarin e ‘Fundjavës Ndryshe’ dhe gazetarin patriotik Marin Mema: Unë takoj inxhinierët


    Lulzim Basha ka ironizuar daljen e kryeministrit Rama me Imamin Elvis Naçi, Arbër Hajdarin e ‘Fundjava Ndryshe’ dhe Marin Memën, që bën gazetari patriotike, por ka thënë se më gjatë do ta komentojë në një kohë tjetër, se tani nuk është momenti.

    Basha thotë se gjatë kësaj kohe në dallim nga prirja e Ramës për takime me bamirës dhe figura të njohura të ekranit, ai eshtë takuar me inxhinierë dhe janë plot 500, që janë gati të ndërhyjnë pa asnjë pagesë. Basha bën thirrje që shqiptarët të vazhdojnë të besojnë median, por jo propagandën.

    E plotë deklarata e Bashës:

    Para dy netësh pata takim me profesionistët më të shquar të fushës, që evidentuan burime njerëzore deri ne 500 inxhinierë që janë gati, që me autorizim nga shteti të përshpejtojnë procesin e vlerësimit. Faleminderit çdokush që ka ardhur nga jashtë, por këta janë këtu dhe janë të gatshëm ta bëjnë këtë pa pagesë. Kanë 2 ditë që e kanë ofruar publikisht. E kanë ofruar te kryetari i opozitës sepse kryetari i qeverisë kishte një takim tjetër me bamirës dhe figura të njohura të ekranit. Kështu e kishte zgjedhur, s’është koha ta komentoj këtë. Kjo s’do të thotë ngaqë i mblodha unë, nga inati i kryetarit të opozitës mos ta organizojë këtë punë.

    Ju inkurajoj të vazhdoni të raportoni dhe qytetarët që të merrni informacion nga media, jo nga propaganda dhe i bëj thirrje qeverisë të jetë në krye të detyrës. Dakord jam nuk jemi në garë. Mos ta konsiderojë garë propozimin e opozitës, t’i marrë këta inxhinierë t’i çojë në terren, të bëjë vlerësimin dhe të bëjë urgjentisht alokimin e fondeve për njerëzit në nevojë. Nuk pret koha./ Tiranapost.al

    Elvis Naçi: Më kanë akuzuar se merrem me politikë. Jam në tavolinën e qeverisë, por për tjetër gjë

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post