Aktualitet

Basha ikën jashtë shtetit, PD bojkoton Kuvendin

Ndërsa sot është seanca plenare e radhës dhe pritet të flitet edhe për Kryeprokurorin e ri të përkohshëm, kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Londër. Ndërsa asnjë nga PD nuk është shfaqur sot në seancë.

Sipas një njoftimi të mbërritur në telefonin e Tiranapost.al, Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të kryeministres Theresa May.

Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike.

Por mesa duket deputetët e PD-së, nuk preferojnë të shkojnë në Kuvend pa kryetarin e tyre, sepse karriget e tyre janë bosh sot./ Copyright Tiranapost.al

[caption id="attachment_153631" align="aligncenter" width="853"]Vendet e PD-së, bosh.[/caption]