Aktualitet

Basha i përgjigjet mesazhit të kryeministrit nga Londra përmes Palokës: S'është koha për foto

Basha i përgjigjet mesazhit të kryeministrit nga Londra përmes

Nga Londra, ku kryeministri Rama po merr pjesë në samitin e NATO-s me rastin e 70 vjetorit të krijimit të Aleancës, i bëri thirrje Bashës të mos përdorë të prekurti nga tërmeti për politikë dhe në vend të kësaj të bashkëpunonin. Por lideri demokrat Lulzim Basha sërish refuzon të ulet në tryezë me Ramën, për herë të tretë dhe përmes ish deputetit Paloka, që shprehet se nuk është koha për foto të përbashkët të politikanëve por për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Edi Paloka shkruan:

Nuk eshte koha per foto te perbashket te politikaneve, por qe politika dhe politikanet te jete prane qytetareve! Opozita eshte ne sherbim te qytetareve dhe prane tyre. Qeveria ka nje detyrim: Te lere fjalet dhe te kaloje ne veprime konkrete. Qytetaret kane nevoje urgjente per zgjidhje. 150 milion dollare te ndara kete vit per 10 oligarket duhet t’i kalojne menjehere nevojes qe kane qytetaret per strehim! Koha nuk pret!

Postimi i kryeministrit Rama: 

I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë...

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll?