• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    Basha i përgjigjet Bregut


    Çfarë nënkupton kreu i demokratëve kur thotë se “Mbështetem nga ekspertë për mosbindjen civile”? (Mosbindja civile është refuzimi aktiv për zbatimin e ligjeve, rregullave, kërkesave apo urdhrave të një qeverie ose të një pushtuesi të jashtëm.)

    Deklarata e Lulzim Bashës pas mbledhjes së grupit parlamentar nuk ka qenë asgjë më shumë se një lojë fjalësh. Ai ka thënë se “Dua të sqaroj për herë të 12, që PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet. Kjo betejë bëhet për të marrë pjesë në zgjedhje, që shqiptarët të zgjedhin, por të lirë ama. Ato që do bëhen në 18 qershor nuk do jenë zgjedhje, por proces monist të diktuara nga krimi e droga. Me 18 qershor votime moniste pa opozitën nuk do të ketë.

    Në këtë pikë ai ka debatuar edhe me Majlinda Bregun në mbledhje, e cila kundërshton linjën bojkotuese të PD.“Asnjë kritikë nuk kam marrë, është shprehur një mendim nga një anëtare. Mendimet do të rrihen, kjo parti ekziston prej mendimeve që thuhen por pastaj merren vendimet. Është shprehur një mendim në një premisë të gabuar dhe në mënyrë unanime kemi thënë nuk ka bojkot zgjedhjesh, por luftë totale paqësore për të mos lejuar marrjen peng të zgjedhjeve nga droga”, tha Basha më pas në prononcimin për mediat duke iu referuar Majlinda Bregut.

    Por a është koherent Basha me deklaratat e tij brenda dhe jashtë mbledhjes? Burime të Tiranapost.al thonë se kreu i demokratëve gjatë gjithë mbledhjes është përqëndruar në strategjinë e protestave, duke quajtur fitore tërheqjen e mazhorancës nga zgjedhjet e Kavajës dhe duke kërkuar nga deputetët demokratë angazhim maksimal për protestën e 13 majit. Ai gjithashtu ka thënë se mbështetet nga ekspertë për mosbindjen civile. Diçka e tillë nuk lë vend për dyshime se Lulzim Basha me anë të këtyre “ekspertëve” po parashikon destabilizimin e vendit nëpërmjet protestave, të cilat nuk mund të parashikohen deri ku mund të shkojnë. “Përvoja e fituar në Kavajë është shumë e vlefshme për rrugën në vijim, ndaj duhet të nisim menjëherë punën në terren për protestën e 13 majit. Kërkojmë pjesëmarrje masive por paqësore dhe me parametra demokratike. 13 maji është stacioni ynë në rrugën për fitoren e kauzës “, ka thënë Basha brenda mbledhjes së grupit demokrat./E.U, Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690