Politikë

Basha firmos tre herë, po pse vallë?!

Basha firmos tre herë, po pse vallë?!

Nuk i ka mjaftuar një firmë, por tre herë si për te bindur veten. Ky detaj dallohet në foton e publikuar në Instagram nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili dëshmon se firmosi lënien e mandatit të deputetit.

“Me vullnet të lirë deklaroj: Unë, Lulzim Basha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, në mbështetje të shkronjës ‘b’, pika 2, e nenit 71 të Kushtetutës, jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruhet në deklaratën e dorëheqjes së tij.

Gjithashtu përmes postimit ai i bën thirrje qytetarëve për protestën e ditës së nesërme: "Nuk ka kthim pas!

Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10:00". / Tiranapost.al