Aktualitet

Basha e fitoi garën ndaj Berishës, të paktën kështu thotë ish-kryeministri

Lulzim Basha u tregua lider i vërtetë dhe mbrojti të gjitha interesat e demokratëve dhe çadrës. Sali Berisha, ndryshe nga shumë të tjerë që u ithtuan pas marrëveshjes, tha se mospërfshirja e administratës në zgjedhje dhe posti i ministrit të brendshëm janë dy nga sukseset më të mëdha të paktit Rama-Basha.

“Unë mendoj se Basha në atë marrëveshje përfaqësoi me shumë sukses aspiratat e opozitës dhe të çadrës. Pa asnjë dyshim, ai aty përzgjodhën bashkë, kanë bërë një përpjekje në mënyrë që administrata të mos implikohet në proces elektoral. Ndryshimi i Ministrit të Brendshëm është një ndryshim i madh”.

Ish-kryeministri deklaroi se ishte kundër një bashkëqeverisje PD-PS. Sipas tij ky model nuk shkon për Shqipërinë.

“Unë nuk di dhe nuk besoj se ka një plan për koalicion të gjerë. Unë do ta inkurajoja marrëveshjen, ne nuk ecim drejt BE-së pa marrëveshje. Në dijeninë time nuk është diskutuar në atë mbrëmje për koalicion”. E.C & F.G /Copyright Tiranapost.al