Aktualitet

Basha drejt humbjes, ka një thirrje për numëruesit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të pas pas nisjes së numërimit të votave, ku dukshëm PD është drejt një humbje të thellë.

Momentalisht Partia Demokratike ka 43 mandate.

Në një mesazh drejtuar komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve, kreu i PD-së u thotë atyre që të llogaritet çdo votë dhe të mos lejohet në asnjë mënyrë deformimi i saj.

Mesazhi i plotë i Bashës.

"Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD:

Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare,

Lulzim Basha"./ Copyright Tiranapost.al