• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Basha-deputetëve në Kuvend: Kush voton do i mbahet emri shënim, do ju hetojë SPAK-u


    Në kohën kur në Kuvend po diskutohen dekretet e kthyera nga presidenti Meta për tetë ligjet e kthyera, Basha doli në konferencë ku paralajmëroi se do mbajë shënim për të gjithë ata që votojnë ligjet. Përmendi koncesionet e dy rrugëve, Orikum- Dukat dhe Milot Balldren, ku tha se është vjedhje e pastër, më e madhja e 50 viteve. Për rrugën Milot Balldren tha se vlera e saj do jetë 17 milion euro, dhe kjo do rëndojë qytetarët. Basha paralajmëroi deputetët që do votojnë pro se do të hetohen nga anti-mafia dhe SPAK.

    Pjesë nga fjala e tij: 

    “Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vëzhtojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjekim këmba-këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga ‘Landfilli’ i Republikës me ligj, pasi ky projekt eshte diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola. Kjo kompani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Ka hyrë në lojë për të futur paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me Unazën e Re. Vlerat e një km në terren fushë, pa asnjë vepër madhore dhe vështirësi, shkon në 17 mln euro për km (rruga Milot-Balldren). Për të kuptuar këtë skemë mafioze të vjedhjes së parave të shqiptarëve dhe pastrimit të parave të drogës, për leverdi të Ramës dhe klientëve të tij, duhet të shpjegohet kjo kosto. Ky projekt u parashikua me vlerën 130 mln euro. Më pas tenderi u hap me shtesë 50 mln euro. Në kontratë vlera shkoi në 216 mln euro dhe me TVSH 260 mln euro. Vlera në pagesat e përgatitura shkon në 40 mln euro më shumë. Të dashur qytetarë formula e vjedhjes së parave tuaja është e thjeshtë; fryhen kostot dhe ato shtesat i merr Rama dhe klientët e tij. Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, grabitës psiqik. Çdo koncesion dhe kontratë korruptive ka një destinacion; xhepat e Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët”./ Tiranapost.al. E.B

    LIVE – Komunikim me qytetarët #ShqipëriaSiEuropa

    Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 12 septembre 2019

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690