Aktualitet

Basha citon Thomas Jefferson: Rreziku më i madh për demokracinë është qeveria që shkel kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancën se ka zgjedhur një Kryeprokuror politik në shkelje të kushtetutës, duke e cilësuar madje këtë zgjedhje edhe “puç kushtetues”, ndonëse kryeministri Rama kishte bërë thirrje të njëpasnjëshme për gjetjen e një konsensusi për këtë çëshjte.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha ka ndarë me ndjekësit e tij një citim të njërit prej hartuesve të Deklaratës së Pavarësisë amerikane Thomas Jefferson.

Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!”- ka shkruar Basha në mesazhin e tij. K.H/ tiranapost.al