Aktualitet

Baret dhe restorantet nën ‘Sitën’ e Tatimeve, këto janë shkeljet më të mëdha që bëjnë pronarët

Baret dhe restorantet nën ‘Sitën’ e Tatimeve, këto

Prej dy javësh, Tatimet kanë nisur aksionin e ri kundër informalitetit me në fokus baret dhe restorantit në gjithë Shqipërinë. Pas këtij aksioni, drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit ka njoftuar se çdo pronar restoranti apo bari do të njoftohet përmes një dokumenti të personalizuar me të gjithë problemet në deklarime si një tërheqje vëmendjeje mbi pasojat që sjell fshehja e xhiros.  Tatimet njoftojnë se ka pasur një sërë shkeljes  të tilla si lëshimi i kuptonit tatimor dhe mosdeklarimi i punonjësve sipas ligjit.

Iris Ago në një deklaratë për mediat citohet të ketë thënë:

“Fillimisht është një letër e personalizuar ku secili do ketë treguesit e tij të vecantë për kriteret që janë thyer mund të kemi evidentuar mosdeklairm real të shitjeve,moslëshimi i kuponit tatimor një numër i ulët i punonjësve apo gjithashtu niveli i ulët i pagave.Secili prej tyre do të vihet në dijeni nëpërmjet kësaj letre të personalizuar dhe do ti lihet kohë në mënyrë që ato të reagojnë dhe të sistemojnë vullnetarisht situatën e tyre tatimore.  Duke qënë se analiza ka nxjerr këtë sektor me riks sigurisht ka pasur problematikë dhe është një sektor me risk në përmbushje.Pikërisht ne kemi filluar me këtë sektor dhe hap pas hapi do shohim dhe sjellin dhe rezultatet e tatimpaguesve, në momentin që kemi këto ndryshime do kemi dhe këto ndryshime do japim shifra konkrete në rritje.” / Tiranapost.al. E.B

Image result for Iris Ago