• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Sport Të gjitha

    Bardheblutë kërkojnë përqindje në rishitje të afrikanëve


    Atëherë kur gjithkush mendoi se Tirana realizoi një shitje të rëndëishme ne aspektin ekonomik përsa i përket kalimit të afrikanëve të Nk Osijek, duket se gjërat kanë ngrirë për klubin e kryeqytetit.
    Kështu Merveil Ndokyt, Ruben Akuah janë akoma pjesë e Tiranës sepse presidenti Halili ende nuk ka vendosur kalimin e tij te kroatët.
    Marrëveshja paketë ishte për 550 000 mijë euro, por siç duket presidentët e të dy ekipeve nuk kanë rënë dakord për detajet e tjera të kontratave.
    Drejtuesit kanë rënë dakord në parim me kroatët e NK Osijekut për të transferuar dy mesfushorët, teksa mendohet që Tirana do të përfitojë afërsisht 550 mijë euro.
    Presidenti Refik Halili pretendon që Tirana të mbajë të paktën 10% të kartonit të dy lojtarëve në rast se ata rishiten në të ardhmen në një klub tjetër.
    Por siç duket dalmatët nuk kanë ndarë të njëjtën ide. Por ka edhe dicka tjetër, kompania e menaxhimit që përfaqëson mesfushorët Merveil dhe Akuah, ka dalë kundër kësaj lëvizjeje.
    Madje, agjentët po bëjnë gjithçka për të bindur lojtarët që të refuzojnë kalimin në Kroaci, duke i sugjeruar një kampionat edhe më elitar. Ata pretendojnë se kanë të drejta mbi futbollistët.
    Nga ana tjetër kroatët kanë paralajmëruar se kërkojnë ta përfundojnë operacionin në një kohë sa më të shpejtë dhe ultimatumi është se Osijeku nuk pret më shumë se një javë.
    Tashmë duket se gjërat janë komplikuar për transferim që duket se ishte një sukses i klubit bardheblu.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690