• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Barcelona ofron 100 milionë euro për Coutinho


    Barcelona nuk heq dorë nga ylli i Liverpulit Philipe Coutinho. Pas shumë negociatave mes dy klubeve për transferimin e mesfushorit brazilian, drejtuesit e Barcelonës këmbëngulin duke paraqitur një ofertë më konkrete, para kesh dhe plus mesfushorin Rafinha.

    Kohë më parë Liverpool refuzoi ofertën 72 milion euro të Barcelonës, tashmë ka një ofertë të re. Dhe mbetet të shohim nëse do ta pranojmë apo do ta refuzojmë ofertën e radhës. 25-vjeçari mbetet objektivi kryesor i katalanasve dhe ata janë gati të derdhin një shumë prej 100 milion euro në arkën e klubit anglez.
    Duket se mesfusha është reparti nevralgjik i Barcelonës dhe pikërisht këtu ngulmon me forcimin e trajnerit Valverde. Pasi nuk ka mundur të ofrojë mesfushorin italian të PSG Marco Verrati, Barça kërkon gjak të ri në lojen e saj, pasi Andres Iniesta nuk ka më freskinë e dikurshme.
    Denis Suarez mbetet gjithmonë zgjedhja e dytë ndërsa Philipe Countinho mbetet perioritet për sezonin e ardhshëm. Por mesa duket ëndrra e Barcelonës për të nënshkruar më lojtarin do të kalojë mes shumë monopatesh.
    Nga ana tjetër drejtuesit e Liverpol janë shprehur hapur se nuk dëshirojnë të shesin xhevahirin e gomave.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690