SPORT

Barcelona me ofertë të lartë për Mbappen

Barcelona me ofertë të lartë për Mbappen

Barcelona po tenton transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint Germain.

Kampionët e Spanjës e shohin yllin francez si pasardhësin adekuat të gjeniut argjentinas Lionel Messi.

Lajmet e fundit nga Spanja kanë raportuar se Katalunasit kanë bërë një ofertë të lartë në drejtim të PSG-së për Mbappen.

Kampioni i ri i Spanjës ka ofruar 160 milionë euro në drejtim të Parisit për Mappen.

Por jo vetëm kaq, pasi përveç parave Barça i ka ofruar kampionëve të Francës edhe dy futbollistët, Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic.

Mbetet të shihet nëse PSG do të pranojë një ofertë të tillë për ta lënë të lirë Mbappen.

Ditë më parë ka qenë vetë kampioni i botës me Francën, që në një intervistë ka lënë të kuptohet se do të largohet nga kryeqyteti francez.

Me këtë ofertë Barcelona ka rivalizuar Real Madridit që gjithashtu synon transferimin e Mbappes gjatë këtij afati kalimtar veror. /XH.K