SportTe gjitha

Barcelona kërkon transferimin e mesfushorit të Ajax


Klubi spanjoll, Barcelona, nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për ta transferuar yllin e Manchester United, Paul Pogba. Për këtë arsye, ata tani kanë kthyer vëmendjen te mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong.

21-vjeçari i bëri 7 asiste në 22 paraqitje në Eredivisie sezoni e kaluar dhe tani është përfolur se ai do të transferohet te katalonasit.

Ai ka luajtur rol kyç në kualifikimin e klubit holandez në Ligën e Kampionëve, por tani është duke kërkuar për një sfidë të re në karrierën e tij, shkruan Diario Sport.

Barcelona pritet t’i ofrojnë Ajaxit 50 milionë euro për mesfushorin qendror, ofertë kjo e mjaftueshme për t’i bindur drejtuesit holandezë ta shesin lojtarin e tyre. /XH.K