• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Barça dhe United në sulm për Richarlison, Everton i vendos çmim të çmendur


    Sulmuesi i Everton, Richarlison është kthyer në objektivin kryesor për sulmin e Barcelonës, që e shikojnë si pasuesin ideal të Luis Suarez. Mirëpo, për të interesohet edhe Manchester United, që duhet të gjejë një zgjidhje për Romelu Lukakun, që parashikohet të largohet.

    Vetëm një vit më parë Everton e bleu nga Watford për 40 milionë euro. Teksa këtë vit braziliani ka luajtur në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 35 vetëm në Premier League, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 2 asist.

    Për të lënë të lirë sulmuesin 22-vjeçar Everton kërkon mbi 110 milionë euro nga klubet që interesohen për të, sipas informacioneve të fundit nga “Sky Sports”. Një shifër goxha e lartë për sulmuesin e ri, që vlera aktuale sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë 45 milionë euro. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690