Showbiz

Barbie-t e reja nuk janë modele, kanë tjetër profesion

Barbie-t e reja nuk janë modele, kanë tjetër profesion

Matel sjell risinë e radhës. Kukullat Barbie tashmë kanë një tjetër profesion, veç atij që kanë pasur gjithmonë të modeles. Tani janë gjykatëse. Ato quhen “Barbie Judge Doll”. Kompania u frymëzua nga statistikat e fundit amerikane ku rezultoi se 33% e gjykatësve në Shtetet e Bashkuara janë gra.

[caption id="attachment_432739" align="aligncenter" width="578"] Kukullat e reja Barbie[/caption]

Kukullat do jenë së shpejti në shitje dhe siç është bërë zakon janë të racave të ndryshme.

Këtë herë e kanë të gjitha veshjen njësoj. Kanë pelerinën, uniformë të gjykatëseve.

*Ky post u përshtat nga CNN dhe është realizuar nga Fabjola Hije.