• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Barbarë të pangopur! Rama poston videon nga Mali i Tomorrit me një paralajmërim


    Pavarësisht se Ministri Blendi Klosi por edhe ministrja Balluku kanë sqaruar se nuk do lejohet shfrytëzimi i guroreve në Malin e Tomorrit, debatet dhe akuzat vijojnë. Kryeministri Rama me rastin e ditës së Pelegrinëve uron besimtarët bektashinj që nisin pelegrinazhin në mal, paralajmëron se do të zmbrapsen barbarët e pangopor që duan të shfrytëzojnë nga ‘Tomorri’.

    Kryeministri ka postuar videon duke thënë se Mali është kthyer në sheshbetejë mes interesit kombëtar të mbrojtjes nga shfrytëzimi dhe gjykatësve të korruptuar, që iu japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista.

    Më poshtë keni postimin e plotë:

    MIRËMËNGJES 😃

    dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë🙏/ Tiranapost.al. 

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690