SPORT

Barazimet janë një histori e zakonshme për Man.Utd në Old Trafford

Man.Utd po kalon formën më të dobët në ndeshjet e luajtura në shtëpi gjatë këtij sezoni.

Që prej largimit të Ferguson, skuadra po bën sezonin më të dobët dhe kjo nën drejtimin e një trajneri me emër si Mourinho.

Në 16 ndeshjet e luajtura këtë vit në Premier League në Old Trafford, skuadra e "djajve të kuq", ka marrë vetëm 5 fitore, 2 humbje dhe 9 barazime, duke regjistruar kështu një lloj rekordi negativ për ndeshjet e luajtura në shtëpi.