SPORT

Barazim 1-1 në gjysëmfinalen e kupës Besëlidhja-Tirana

Nuk ka qetësi për Tiranën. Bardheblutë kanë barazuar në aktin e parë e gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë ndaj Besëlidhjes në stadiumin Zeqir Ymeri të Kukësit.

Ndonëse kaluan të parët në avantazh me anë të një supergoli të Merveje, bardheblutë u ndëshkuan nga një gol i Bledar Marashit.

Pjesa e parë solli shumë pak raste nga të dyja skuadrat, me një lojë e cila kishte duele të ashpra në mesfushë dhe pak raste për shënim.

Krejt e ndryshme u zhvillua pjesa e dytë, ku goli i Merveje me një goditje spektakolare nga jashtë zone ndezi ndeshjen dhe i dha ritëm edhe më të lartë.

Shans të mirë për 0-2 pati sërish Tirana me anë një kundërsulmi të Merveje por që nuk u finalizua siç duhet nga Moise.

Ndërkohë që 12 minuta pas golit të Tiranës, barazuan me një gol të Marashit pas një krosimi të ardhur nga e djathta e Kamara.

20 minutat e fundit të ndeshjes sollën një Tiranë më agresive, e cila kërkoi të gjejë golin por pa sukses.

Me barazimin ndaj Besëlidhjes, Tirana shkoi në 10 ndeshje pa fitore që prej 1 shkurtit kur kanë mundur në çerekfinale Kukësin 2-1.