Aktualitet

Banorët në panik, gjendet eksploziv i hedhur në mes të rrugës

Banorët në panik, gjendet eksploziv i hedhur në mes të

Banorët e lagjes “10 korriku” në Vlorë janë frikësuar pasditen e kësaj të diele, pasi është dalluar prezenca e një sasie lënde plasëse.

Sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për përmbajtje eksplozivi, ndaj policia ka blinduar zonën. Lënda eksplozive raportohet se mund të jetë hedhur nga ndonjë automjet në lëvizje.

Ndërkohë priten ekipet e specializuara për shpërthim të kontrolluar të pakove të dyshimta.

Rruga është bllokuar për qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve./ Tiranapost.al