Aktualitet

Banorët e ishullit turistik, Mikonos i thonë “jo” ndërtimit të një kazinoje të re

“Jo” ndërtimit të Kazinos në ishull, siç parashikon paketa e re ligjore që është depozituar në parlamentin grek, për hapjen e një Kazinoje në ishullin Mikono, thonë banorët e ishullit dhe kryebashkiaku i tij.

Kryebashkiaku i Mikonos i dërgoi një letër urgjente informative kryeministrit grek, kryetarëve të partive parlamentare dhe institucioneve relevante me çështjen, mes së cilës i informon se, Bashkia e Mikonos bëri një konsultë publike mbi çështjen e hapjes së Kazinos, për të cilën Qeveria Greke u nxitua ta bëjë pjesë të projekt-ligjeve të fundvitit 2017.

Këshilli Bashkiak i Mikonos në mbledhjen e organizuar sot, votoi unanimisht kundër vendimit të marrë nga Qeveria më 17 dhjetor 2017 për funksionimin e një kazinoje në ishull.

Në referendum do të kalojnë banorët e një prej ishujve më të njohur në glob, që tërheq personazhet dhe personalitet më të shquar të botës në stinën e verës dhe jo vetëm.

“Mikonos nuk është e nevojshme të ketë një Kazino. Mikonos ka nevojë për Shkolla, Spitale, Infrastrukturë, Motiv për Nënpunësit Civilë. Mikonos është një prej Bashkive të Greqisë që i jep shteti grek qindra milionë euro taksa. Shteti nuk mund të përpiqet mes Mikonos të pasurojë “disa” duke hapur Kazino” theksohet në letër. Fryma e rebelimit të grekëve kundër qeverisë edhe një herë më shumë evidente në ishullin më të pasur, në vatrën e Yjeve të Hollywood-it dhe jetës së natës.K.H/ tiranapost.al