• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Ekonomi My Albania

    Banka Botërore jep “me këngë” 71 mln$ borxh për turizmin


    Si një ndër agjensitë më të të specializuara të Kombeve të bashkuara e cila ka 184 vende anëtare, Banka Botërore i drejton përpjekjet e saj drejt realizimit të objektivave zhvillimore, e dakorduar kështu me anëtaret e Kombeve të Bashkuara  me qëllim të zvogëlimin e varfërisë.  Shqipëria ishte vendi i radhës që pranoi huanë e dhënë nga BB.  Pas viteve 1990 BB filloi të financojë edhe vendet që sapo dolën nga sistemi komunist ku sigurisht Shqipëria u bë anëtare e BB që prej 15 tetorit vitit 1991.

    Banka Botërore i ka dhënë Shqipërisë një borxh prej 71 milion dollarësh për të përmirësuar infrastrukturën në katër qytete jugore për të ndihmuar në tërheqjen e turizmit të huaj duke i kërkuar autoriteteve lokale për të shmangur paqëndrueshmëritë në infrastrukturë.

    Ellen Goldstein, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor tha se infrastruktura do të përmirësohet në qytetet e trashëgimisë, të mbrojtura nga Unesco, të Gjirokastrës dhe Beratit, porti i Sarandës përballë ishullit të Korfuzit të Greqisë si dhe qytetin juglindor të Përmetit.

    “Ajo ka për qëllim për të krijuar produkte të turizmit, planet e menaxhimit për katër qytetet rreth trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe vendosjen e partneriteteve për menaxhimin e destinacioneve të turizmit”, tha Goldstein në ceremoninë e nënshkrimit në Tiranë.

    Por  Drejtoresha e Bankës Boterore ka cituar një tekst kënge nga Taxi Big të këngëtarit kanadez Joni Mitchell duke paralamëruar autoritetet shqiptare  për mbindërtimeve  dhe ndërtesat pa strukturë duke thënë: “Ju nuk dini se çfarë keni derisa ato të zhduken/ ata shtruan parajsën, duke ngritur parkingje”.

    Turizmi kontribuon rreth 6% të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë, më pak se gjysma e shifrave tek fqinjët e të Bashkimit Evropian, Greqisë dhe Kroacisë”, tha Rama në ceremoninë e nënshkrimit.

    Turizmi në Sarandë u rrit fillimisht falë turistëve të huaj që futen nga Korfuzi për të vizituar një faqe tjetër të Unescos-s, në qytetin e lashtë të Butrintit.

    Hotele të vogla luksozë dhe private kanë zaptuar përgjatë Adriatikut të Shqipërisë dhe brigjet e Detit Jon, por vendpushimet  janë ende të paqarta si shkak edhe I regjimit, duke mos sjellë interesin e investitorëve të huaj.

    Rama tha se i vjen keq që pë rshkak të mungesës së kapacitetit, 25 % e kërkesave për rezervime të pranuara nga kompanitë e turizmitt të Shqipërisë në vitin 2016 num mund të pranohen.

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690