Politikë

Bamir Topi pas takimit me Metën: Zgjidhja e krizës nuk vjen nga jashtë

Bamir Topi pas takimit me Metën: Zgjidhja e krizës nuk vjen nga

Ish-Presidenti Bamir Topi takoi për 40 minuta në Presidencë kreun e shtetit, Ilir Metën, ku raportoi se folën për situatën politike në vend dhe ngërçin e krijuar për Gjykatën Kushtetuese.

Pas takimit, Topi tha për gazetarët se ndodhej aty për të dhënë një mendim dhe sipas tij zgjidhja nuk mund të vijë nga aktorë jo institucionalë.

Ndryshe nga Bujar Nishani, Topi ishte më i ftohtë në qëndrimin e tij, ndërsa tha se të gjitha palët duhet që të kenë vullnetin për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar duke lënë mënjanë pushtetin personal.

Deklarata e Bamir Topit:

Së pari më lejoni të them se unë respektova një ftesë për t'u takuar dhe për tu konsultuar rreth krizës institucionale që ka të bëjë me ngritjen e Kushtetueses. E dëgjova dhe kjo bisedë u zhvillua brenda parametrave të logjikes politike dhe juridike. Ish-presidentët, duke marrë në konsideratë edhe të tjerët nuk janë aktorë institucionalë. Patjetër mund të jepet një mendim po zgjidhja nuk mund të vijë nga aktorët jashtë institucioneve.

Sot është nëntor 2019 dhe do ta kisha shumë të vështirë të flisja sot në prill 2008. Sot jemi në këtë gjendje si pasojë e 21 prillit 2008 (ndryshimet kushtetuese). Sot historia e përplasjeve institucionale është e trishtë. Është përplasja më e paprecedentë. I gjithë ai pushtet që ndryshoi në favor të mazhorancave politike prishi ekuilibrat politikë. Edhe kur shkojnë në Parlament është pushteti i kryeministrit. Duhet të ketë balancë të institucioneve. Nëse e kanë quajtur këtë institucion honorifik, mua më rezulton të jetë kthyer në atavik (të parëndësishëm).

Palët duhet të gjejnë arsyen dhe vullnetin për t'i dhënë një zgjidhje që nuk ka të bëjë me pushtetin personal. Gjërat nuk mund të shkojnë mbarë kur ka përplasje. Duhet t'i japim vend institucionin më të rëndësishëm. Aty ku është shpresa më e madhe për të bërë diçka ne e rrëzojmë. Në kushtetutë është qe qartësuar: Kur një qeveri nuk formohet, presidentit i lind një detyrim kushtetues por edhe dy rrethana të tjera që nuk i ngjajnë situatës ku jemi sot./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/nishani-del-ne-mbrojtje-te-metes-nga-biseda-qe-pata-me-te-me-tronditen-disa-fakte-venecia-nuk-ka-cfare-opinioni-te-jape/