Aktualitet

Balluku vazhdon me shkarkimet/ Largohet drejtori i KESH, ja kush e zëvendëson

Balluku vazhdon me shkarkimet/ Largohet drejtori i KESH, ja kush e

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e KESH, Agron Hetoja. Ai është zëvendësuar nga Benet Beci. Ky i fundit ka qenë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në faqen e këtij institucioni, thuhet se “Z. Beci e ka filluar karrierën profesionale në vitin 1987 në Ministrinë e Transporteve, ku ka kryer detyrën e inspektorit të tarifave dhe standardeve. Në vitin 1992 fillon të punojë si ekonomist në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Bankën Kombëtare (sot Banka e Shqipërisë). Në vitet 1993-1999 vazhdon punën në Bankën Kombëtare Tregtare duke kryer funksione të ndryshme... Gjatë periudhës Prill 1999 - Qershor 2003, ka vazhduar karrierën e tij si Drejtor Financiar në Fondin e Financimit Rural, për të vijuar më tej deri në Tetor 2005 si Drejtor Financiar në Unionin e Shoqatave të Kursim Kredisë, institucion financiar i krijuar nga transferimi i aseteve të Fondit të Financimit Rural.”

Ashtu si edhe gjatë javës që kaloi, Balluku ka vazhduar me shkarkimin dhe emërimin e drejtuesve të rinj në institucionet kyç që janë në varësinë e saj.

Nga detyra u largua drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Klodian Gradeci, drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj./Tiranapost.al

[caption id="attachment_328393" align="aligncenter" width="446"]Benet Beci Benet Beci[/caption]