• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Botë Të gjitha

    ”Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht”, Presidentja e ardhshme e KE pro integrimit të Shqipërisë


    Duke iu përgjigjur pyetjeve të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, kandidatja për presidente e Komisionit Europian, Von der Leyen shprehet pro integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    ”Jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”, tha ajo, duke shtuar se ”Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht”.

    Ndërkohë, në një letër për social-demokratët, në vigjilje të votimit të nesërm në Parlamentin Europian për zgjedhjen e saj në funksionin e presidentit të Komisionit Europian, Von der Leyen tha se po planifikon të propozojë një pakt të ri të BE-së për migrimin dhe azilin. /Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post