Te gjitha YouPost

Ballkani, njё Etna apo Vezuv?


Majlinda Cullhaj/ Nё 11 Tetor nё Budapest u zhvillua mbledhja e pёrbashkёt e Grupit tё Vishegradit (V4) me Ballkanin Perёndimor. Nё deklaratёn e pёrbashkёt lidhur me Shqipёrinё thuhet si mё poshtё: “Pёrsa i pёrket Shqipёrisё, ministrat e V4 janё dakort se Shqipёria vazhdon tё jetё njё partner i besueshёm i BE-s dhe vendeve tё tij anёtare dhe nёnvizuan gjithashtu rolin aktiv qё Tirana luan nё zhvillimin e bashkёpunimit rajonal. V4 mirёpret progresin drejt procesit tё integrimit nё BE si dhe angazhimin e qeverisё sё re nё vazhdimin e implementimit tё reformave qё kanё tё bёjnё me zbatimin e ligjit. Nёse BE e vlerёson pozitivisht procesin e reformёs sё drejtёsisё, V4 do tё mbёshtesё procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian”.

Fjalë të bukura këto. Një lexues tani me siguri po mendon: aha, së shpejti do të futemi në BE. Por mua akoma nuk më kanë ikur nga mendja fjalët e komisionerit pёr zgjerim të BE-s Z. Johannes Hahn disa muaj më parë.

Nё njё intervistё pёr APA-n, ai shprehet si mё poshtё lidhur me deklaratёn e Kryeministrit Rama, qё thotё se nёse Kosovёs dhe Shqipёrisё nuk i jepet mundёsia e hyrjes nё BE atёherё nuk pёrjashtohet mundёsia e fuqizimit tё atyre grupeve qё kёrkojnё krijimin e njё Shqipёrie tё Madhe, “njё thёnie aspak e zgjuar.

Provokon vetёm acarim e nuk ndihmon askёnd. Sidomos nё Ballkan situata duhet pranuar si ёshtё e nuk duhet t’i hidhet benzinё zjarrit pёr tё provokuar. Kёto deklarata tёrheqin vёmendjen nga domosdoshmёria e zbatimit tё reformave ekonomike, politike e juridike”.

Kёto fjalё janё natyrisht tё disa muajve mё parё dhe gjendja shpresoj tё jetё mё pozitive tani por personalisht mendoj se pёr momentin Ballkani i ngjan Etnёs, njё vullkan aktiv qё her pas here derdh pak llavё (kriza e disa muajve mё parё ne Maqedoni p.sh.) por qё dihet se nuk ёshtё i rrezikshёm. Dёgjojmё shpesh deklarata plotёthёnёse nga Hahn apo V4 por ajo qё nuk thuhet qartё nga BE ёshtё pamundёsia e saj nё marrjen e vendimeve. Mjafton tё hedhёsh sytё nё krizёn nё Maqedoni pёr tё parё politikёn e mosmarrjes sё vendimeve tё BE. Maqedonia njё vend kandidat pёr tё hyrё nё BE bllokohet nga veto Greke dhe natyrisht forcave moderatore pas punёs sё mundimshme tё pёrmbushjes sё kushteve pёr t’u futur nё BE ju mbyllet dera pёrpara syve pёr shkak tё kapriҫove greke.

Ndaj dhe sikur t’i kemi ngjitur tё gjitha shkallёt e mundimshe drejt BEs dhe tё jemi nё procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian nuk shoh se si vendet anёtare do tё bien dakord pёr zgjerimin. Nga 28 vendet anёtare, shumё prej tyre mund tё vendosin pёr zgjerim vetёm nёpёrmjet referendumit. Nuk shoh se si Hollanda apo Franca p.sh. do tё votojnё pro zgjerimit nёpёrmjet referendumit. Brexit na e tregoi qartё se si funksionojnё ato.

E di qё BE tani me Brexit, apo Kryeministra si Viktor Orban ka shumё detyra shtёpie pёr tё bёrё por nёse nuk merr vendime deҫizive atёherё rrezik se ballkani nga njё vullkan si Etna qё herё pas here derdh llavё e djeg veҫ mjediset aty pranё mund tё bёhet njё Vezuv qё shpёrthen rrallё por vёnҫe ama, e mund tё derdhё llavё deri tek oborret e Evropёs.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *