Aktualitet

Ballkani në alarm, gripi i merr jetën mbi 160 personave

Ballkani në alarm, gripi i merr jetën mbi 160 personave

Mjekët në Shqipëri kanë dhënë alarmin për përhapjen e gripit, po me këtë situatë po përballet i gjithë Ballkani. Numri i të vdekurve nga gripi ka shkuar në 210 në Ballkan dhe Itali.

Sipas mediave të rajonit, numri më i madh i të vdekurve është në Rumani, ku 69 persona humbën jetën nga gripi.

Në Itali deri më tani janë raportuar 48 të vdekur, në Bosnje-Hercegovinë 22, në Greqi 18 dhe në Qipro 4 të tjerë kanë humbur jetën.

Gjithashtu viktima nga gripi janë shënuar edhe në Kroaci, Mal të Zi e Bullgari, ndërsa të prekur nga virusi janë me mijëra.

Mjekët thonë se vdekjet janë shkaktuar tek pacientë që kanë vuajtur nga të tjera sëmundje dhe gripi ua ka gjetur të dobët organizmin. Shumica e të vdekurve kanë vuajtur nga diabeti apo sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes./Tiranapost.al