• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Balla nxorri dokumentin, reagon dhëndri i Berishës: Ti s’ke fituar asnjë gjyq


    Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar sot për gjyqin e fituar nga Taulant Balla, me të cilin ishte në proces gjyqësor në Itali.

    Ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të PS-së, tregoi se e kishte fituar çështjen, përmes një dokumenti të publikuar në rrjetet sociale.

    Por Malltezi e mohon këtë gjë, duke reagur përmes një postimi në Facebook.

    “Tualet, nuk desha të ta tund në hundë këtë punën e vendimit për keqardhje, po ti je si Shaban Qosja. Ti s’ke fituar asnjë gjyq. Pasi refuzove 2000 euro, pranove 3000 euro, si çmim për mësimin që më detyrove të të jap në aeroport. Të këshilloj mos ta përmendësh shumë se ti e di mirë sa e gjatë është radha e atyre që pa i detyruar ti, janë gati të të japin një mësim më të mirë, pavarësisht nga çmimi”, shkruan Jamarbër Malltezi. /Tiranapost.al/

    Taulant Balla fiton gjyqin me dhëndrin e Berishës dhe tregon çekun në foto, ja sa para fitoi

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]