Aktualitet

Balla: Mos t'ia nxijmë faqen vendit në anglisht

Taulant Balla në sesionin e dytë të tryezës në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, ku të pranishëm ishin edhe kryetarja e delegacionit të PE-së, Monika Maciovei si dhe Eurodeputeti Eduard Kukan, i ka thënë opozitës që të mos i nxihet faqja vendit edhe në anglisht.

Opozita ka pasur debate edhe në prani të dy eurodeputetëve, duke përmendur drogën e kriminalitetin. Dhe duke shtuar se zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të këqijat.

Referuar akuzave të shumta të opozitës, zyrtarja e lartë e BE deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishin më të mirat./ Copyright Tiranapost.al