Aktualitet

Balla i kujton Berishës kujt ia dha tenderin dhe ku do e bënte Teatrin e Ri në kohën kur ishte kryeministër

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, duke folur nga foltorja e Kuvendit i kujtoi ish kryeministrit Berisha kohën kur ishte në pushtet, kur dha ia tenderin e shndërrimit të Piramidës në një Teatër Kombëtar kunatit të tij.

Për Ballën, Berisha është personi i fundit që duhet të flasë për teatrin, duke i përmendur investimin për projektin e Teatrit, më saktë një tender që ja dha kunatit Agim Rama, ku Piramida do kthehej në Teatër.  “Zotëria që është ulur në radhë të dytë, nuk duhet të flasë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Tani dëgjojini këta ‘dashnorët’ e teatrit se sa bukur bëjnë aktrimin e radhës për tetra, këta që kujtojnë se investimet i marin familjarët e tyre”, ishin fjalët e ballës në Kuvend./ Realizuar për Tiranapost.al Elisa Bajrami.