• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Balla kërkon votën e opozitës parlamentare për shkarkimin e Metës: Ndodh për herë të parë pas 28 vitesh


    Si iniciuesi i rezolutës, Balla foli për shkeljet e presidentit dhe u kërkoi opozitarëve në Kuvend, që pavarësisht bindjeve të tyre politike të votojnë rezolutën për shkarkimin e Presidentit.  Balla tha se ky mocion mbahet për herë të parë pas 28 vitesh që ka vendi në demokraci.

    Fjala e Ballës si më poshtë.

    Pasi u njohëm më aktin e paprecedent nga presidenti për shfuqizimin e dekretit,për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe duke i vlerësuar si një akt absolutisht të pavlefshëm, madje kapërcim të kompetencave të presidentit me shkelje të Kushtetutës, që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizmin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur me votën e tyre pushtetin vendor, PS ka kërkuar këtë debat, mocion që rrallë vjen në fakt për thelbin, për herë të parë që mbahet në 28 vite të demokracisë së re shqiptare, në përfundim do ju kërkoja pa asnjë ndryshim të krahut politik që keni, të miratojmë një rezolutë sipas draftit që keni përpara. Dekreti i 10 qershorit është haptazi anti-kushtetues, Zgjedhjet do mbahen me 30 qershor. Presidenti ka vetëm një kompetencë, të ruajë neutralitetin dhe jo me akuza, dhe kontestim të datës së zgjedhjeve. Presidentin e kemi çliruar me ligj nga çdo proces zgjedhor./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690