• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Balla “ngacmon” Metën: Kur flet Venecia, të tjerët të heshtin. Mbaje fjalën


    Pa përmendur emër, por me një mesazh që dukshëm i drejtohej Presidentit Ilir Meta, Taulant Balla thotë se duhet të heshtë, kur flet Komisioni i Venecias. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së tha në një deklaratë për gazetarët, se Meta duhet t’i zotohet fjalëve të tij, duke iu referuar deklaratës së Metës në 13 shtator kur tha se do të jepte dorëheqjen nëse Venecia do të thoshte se kishte shkelur Kushtetutën.

    “Kërkesa jonë flet për një shkelje të rëndë të Kushtetutës, sepse kush i heq të drejtën popullit për të zgjedhur, shkel rëndë Kushtetutën. Kam dëgjuar një lumë kritikash, përkundrejt Komisionit të Venecias. Dua t’i them kujtdo, dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor më shumë se kushdo tjetër, që Venecia është organi ekspertiza e gjithëpranuar, jo vetëm në Europën por dhe më gjerë. Dhe që kur Komisioni i Venecias flet të gjithë, të tjerët duhet të heshtin. Ky Komision ka një histori të veçantë në shtetbërjen dhe kushtetutën e Shqipërisë. Kush u zotua që të mbajë fjalën, të mbajë fjalën”, tha Balla.

    Kujtojmë se në raportin paraprak të Komisionit të Venecias konstatohet se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese me anulimin e 30 qershorit./ Tiranapost.al

    Mbërrin në Tiranë raporti paraprak i Komisionit të Venecias: Meta tejkaloi kompetencat

    Jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias thotë që kam shkelur Kushtetutën

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]