Shëndeti

Baby Shower, moda e re e pritjes së bebit

Cup cake si vepra të vockla arti, biskota-biberonë, torta-karrocë, pasta-bebelina, rozë ose të kaltra. Lule të freskëta, dekor nga duar profesionistësh e rregulla të caktuara veshjeje e dhuratash. Baby shower po kthehet në festë të rëndësishme me përmasat e një dasme. Sepse është festë njëlloj e gëzueshme, në mos më shumë.

tuna

tuna baby

Po e bëjnë të gjitha, mamatë e njohura përfshirë. Tuna ishte e fundit që festoi pritjen e djalit të saj dhe fotot me tylëra e ëmbëlsira të kaltra pushtuan rrjetin. Por jo vetëm ajo. Festën e mirëseardhjes së bebit e kanë bërë edhe shumë mama të tjera të njohura para saj.

arbana1

Ndër të parat ishte Arbana. Ajo bëri Baby Shower kur ishte në pritjen e ëmbël të djalit të saj, Jon. Pak detaje arritëm të shihnim nga ajo festë. Por miqtë i organizuan një të dytë, kur Jon erdhi në jetë.

agnesa

Pas Arbanës një “Baby Shower” pati edhe për Agnesa Hadërgjonajn, vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Organizatore dhe mikpritëse ishin Albëria dhe Anxhelina, pra gjyshja dhe tezja e fëmijës. Agnesa zgjodhi të vishej me të kuqe, duke hequr dorë nga roza klasike e shtatzënave në pritje të një vajze. Në festën e saj pati të pranishëm edhe djem, ndryshe nga e përgjithshmja ku ftohen vetëm vajza dhe gra. Përpos fustanit të kuq të Agnesës në dekorin e sallës mbizotëronte ngjyra rozë dhe e bardhë. Po vinte Elektra…

argjentina ramosaj 3

argjentina ramosaj

argjentina ramosaj 2

Kushërira e Agnesës, këngëtarja Argjentina Ramosaj bëri një “Baby Shower” pak përpara ardhjes në jetë të djalit të saj, Noah. Ajo zgjodhi të vishte një fustan bojëqielli dhe të shkurtër. Festa u realizua në natyrë dhe në dekor pushtetin e kishte bluja. I pranishëm në festë ishte edhe i ati i fëmijës, i cili mbante karrocën e bardhë, tipike mbretërore. Torta në formën e biberonit blu nuk mungoi.

teuta krasniqi

Teuta Krasniqi pati një “Baby Shower” ndryshe nga personazhet më sipër, pasi asaj ia organizoi e motra, krejtësisht surprizë. Ndryshe nga si e thotë tradita amerikane, ato patën një festë edhe pse Teuta ishte në pritje të fëmijës së dytë, Kaias. Ajo ishte e veshur në mënyrë rastësore me një fustan vere, por kjo nuk e pengoi ta shijonte ashtu siç duhej festën. Karroca e bardhë, klasike e festës së Argjentinës nuk mungoi as këtu.

ilva tare

Edhe Melody e Ilvës u prit në një pasdite të ngrohtë qershori, mes mikeshave të mamit veshur të gjitha me të bardha, tortëzave të vogla, këpuckave prej sheqeri e kurorave me lule të freskëta në kokë.

sara baby

sara baby showeer                                      sara baby shoeer

Sara Hoxha organizoi një “Baby Shower” për të cilën u kujdes më së shumti Lori, ashtu siç zakoni e do. Në festën e saj ishin të pranishme miket e ngushta, mes tyre Arbana, Xhemi dhe Jonida Maliqi, e sigurisht i ati i fëmijës, Ledioni. “Baby Shower” i saj ishte i ndarë në dy pjesë, me pizhama dhe me rroba.

sara baby shower

Gjatë ditës Sara veshi një fustan bojëqielli, duke u kombinuar me dekorin blu në pritje të London Noor. Në pjesën e mbrëmjes qëndruan vetëm miket më të afërta, të gjitha veshur njësoj, me pizhama, si baby shower e Kim Kardashian pak kohë më parë.

kim kardahsian

kim kardashian

Mirëpo gjithë vajzat shqiptare u frymëzuan nga diku për këto festa. Jennifer Lopez ka pasur “Baby Shower” kur priste binjakët. Organizatore e festës ishte një mike e saj, producente. Dekori përbëhej nga kristale Swarovski në ngjyrën pink dhe blu. Përpos Lopez-it edhe Victoria Beckham pati një festë të bukur në pritje të fëmijës së katërt, vajzës së saj. Organizatore dhe mikpritëse kishte Eva Longoria-n. Festa e saj ishte argëtuese pafund. Në të u ftuan 30 gra të cilat çuan dhurata për vajzën që do vinte.

victoria beckham

Në të gjitha këto festa nuk kanë munguar ëmbëlsirat, dhuratat dhe argëtimi. Përgjithësisht dhuratat kanë qenë veshje për fëmijën, pelena, karroca, albume, libra, e çdo gjë tjetër për të cilën një fëmijë dhe një nënë e re kanë nevojë.

Baby Shower është një traditë kryesisht amerikane, e cila bëhet zakonisht pak ditë përpara ardhjes në jetë të fëmijës së parë të familjes. Kjo festë dhe emri i saj mund të kenë dy kuptime. Së pari, nënkuptohet “dushi i dhuratave” që sjellin të ftuarat në festë dhe së dyti “shower” mund të interpretohet si shfaqja e parë e bebit ende të palindur. Kjo lidhet me faktin se shumë gra e fshehin në njëfarë mënyre barkun gjatë asaj periudhe. Festa organizohet zakonisht nga një mike e ngushtë e gruas shtatzënë, gjyshja e fëmijës që pritet të lindë ose ndonjë familjare tjetër. Në të ftohen përgjithësisht vetëm gra.