Showbiz

"Babi, në barkun tënd kam qenë unë?" Si u përgjigj babai gay, me emrin Ricky Martin

"Babi, në barkun tënd kam qenë unë?" Si u

Ricky Martin, babai më i famshmshëm gay, është gjendur para pyetjes të sikletshme që bëjnë të gjithë fëmijët e që ne nuk dimë t’i japim një përgjigje. Këngëtari, babai dy binjakëve të lindur nga një grua surrogato gjashtë vjet më parë, ka treguar një një intervistë për programin radiofonik “Enrique Santos Show” se si u përpoq të shuajë kuriozitetin e njërit prej fëmijëve të tij.

Pyetjes “Babi, në barkun tënd kam qenë unë?”, Ricky Martin i është përgjigjur me shumë dashuri: “Ti ke qenë në zemrën time. Je akoma në zemrën time”. Sigurisht një përgjigje kaq pak e detajuar nuk e kënaq tërësisht kuriozitetin e një fëmije, prandaj këngëtari simpatik vazhdoi: “Ishtë një grua që më ndihmoi që ju të vinit në jetë. Ajo më dha borxh barkun e saj dhe sapo ti dole në dritë, ajo të vuri në krahët e mi”. Një shpjegim i tillë duket se ka mjaftuar, sepse pasi ka dëgjuar përgjigjen e të atit, i vogli është përgjigjur vetëm “ok” dhe vazhdoi të luante.

Ricky ka pasur një dëshirë aq të madhe për t’u bërë prind, saqë la pas dore edhe karrierën e tij për t’iu dedikuar fëmijëve.

ricky martin

Diçka tjetër po vjen

Thuhet se një fëmijë tjetër është duke iu shtuar familjes së Ricky-t. Kësaj here një vajzë. Ai dëshiron një familje të madhe dhe ka në plan të ketë katër fëmijë.