Aktualitet

“Babalja” shkon në prokurorinë e Tiranës, Krimet e Rënda mbyllin hetimet

“Babalja” shkon në prokurorinë e Tiranës, Krimet e

Prokuroria për krimet e rënda ka mbyllur hetimet për çështjen “Babale”, ndërkohë që dosjen me 15 deklarime, mes tyre edhe politikanë ka kaluar në administrimin e Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të kallëzimit të rremë.

Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori zyrtarë të lartë të shtetit si kryetari i grupit parlamentar socialist Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” pretendon se ka regjistruar Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt.

Policia lëshoi urdhër arresti për Albert Veliun por ai ndodhet në Kosovë ku ka kërkuar azil politik dhe janë autoritetet atje që do të marrin një vendim për fatin e tij.