Aktualitet

Babalja/ Prokuroria kërkon 3 vjet shërbim prove për Salianjin: askush nuk do ia dalë dot t'më mposhtë

Babalja/ Prokuroria kërkon 3 vjet shërbim prove për Salianjin:

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë e të marrin ndëshkimin në lidhje me çështjen Babale. Në seancën në gjykatën e Tiranës, ku u dha pretenca, prokuroria ka thënë se ata duhet të dënohen për krimin e kryer në bashkëpunim me njëri tjetrin.

-Prokuroria kërkoi tre vjet shërbim prove, konvertua fillimisht nga kërkesa për 1 vit e 6 muaj burg për ish deputetin e PD-së Ervin Salianji

-200 orë punë publike për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili botoi audion.

-Tre vjet burg për Fredi Alizotin dhe Ardi Veliun.

Prokuroria akuzon Ervin Salianjin për kallëzim të rremë përmes një audioje ku pretendohet se është zëri i vëllait të Fatmir Xhafaj, por që nuk është vërtetuar, dhe Ervin Salianji  publikoi dhe videon nga selia e PD-së.

Fredi Alizoti është marrë si i pandehur pasi akuzohet për kallëzim të rreme, ku prentedohet se ka imituar zërin e vëllait të ish ministrit Xhafaj, të akuzuar nga PD si të përfshirë në trafik droge.

Në seancën e 23 shtatorit, Alizoi para prokurorëve pranio se ka imituar zërin e vëllait të ish ministrit Xhafaj, dhe se i ishte premtuar një shumë parash prej 200 mijësh që sipas tij do ia jepte Ervin Salianji. Ky i fundit sipas Alizotit do e përdorte audion kundër ish ministrit të Brendshëm. Ai e ka pranuar vetë se videoja e famshme u realizua pranë selisë së PD-së.

Pasi doli nga gjykata, Salianji tha; 

E kam thënë në fillim në shumë raste kur kam dalë në publik, shpesh në gjykatë edhe unë si ju korrespondent, këto janë sulme politike, nuk pati asnjë fakt prove të re, por ndryshim të çështjes dhe gjasme pretekste ku prokuroria bëhet pjesë me grupin, po asnjë intrige e pabesi nuk e mposht të drejtën.

Pala e përfaqësuar kishte një qëndrim me prokurorinë nuk i hoqi presjen, do i rikthehem për çdo akt të cituar nga prokuroria politike, se nuk ka marrë parasysh ato që kemi dërguar, jo vetëm për të çuar para drejtësisë Geron Xhafaj, por edhe ish ministrin Fatmir Xhafaj për shpërdorim detyre. Këta dy prokurorët duhet thënë se nuk është drejtësia e re por e vjetër të përfshirë në llumin e batakun e korrupsionit, në fund do fitojë e mira e drejta.

Gazetari: U kërkua dënimi juaj në fund:

Salianji: Pa diskutim sot nuk u kërkua dënimi, dënimi im është kërkuar që kur kam publikuar videon, askush nuk do ja dalë dot as të më mposhtë as të më frikësojë e jo e jo mbi akuza pa prova. / Tiranapost.al.