• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Alizoti: Njerëz të Bashës pritën në një shtëpi në Bruksel familjen e Babales


    Së fundmi kanë dalë në dritë fakte të reja ku njerëz të kryetarit të PD, Lulzim Basha, mësohet se kanë pritur në Belgjikë familjen e Albert Veliut, njohur si “Babalja” pas historisë së audio-përgjimit ku pretendohej të akuzohej Agron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

    Referuar provave të reja, bëhet me dije se “dëshmitari” i Partisë Demokratike është pritur nga të afërmit e kryeopozitarit Lulzim Bashan ë kohën kur ka aplikuar për azil në shtetin belg.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Fredi Alizoti, kunati i “Babales” që në historinë e serur nga PD, imitoi në audio-përgjim zërin e Agron Xhafës, u shpreh para trupës gjykuese se ish deputeti Ervin Salianji, i ka thënë se “në Bruksel familjen ka ja rregulluar Lulzim Basha. Atje e kanë pritur njerëzit e Lulzim Bashës në një shtëpi private”. ‘Këto na i thoshte Salianji”.

    Nga ana tjetër, avokati i Agron Xhafës, Ardian Visha, deklaroi se është vërtetuar me ekspertizë italiane që zëri në audio-përgjim ku flitet për trafik droge, nuk është i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që kërkoi të mos hiqet dorë nga ekspertimi i zërit të Alizotit për t’i çuar më tej hetimet.

    Ardian Visha: “Gjëja e parë që bëmë ka qenë gatishmëria për të dhënë mostra zëri për të provuar që ai nuk ishte i përfshirë në bisedën e sajuar. Bëmë kallëzim dhe te nesërmen e kallëzimit vendosëm dorëzimin në Itali dhe para se të iknim në Itali lamë mostrat e zërit. Pasi kinostudio PD e re sajoji këtë gjë. Kemi bërë dhe ekspertizë private në Itali. Këta zotërit llapnin në media. Zërin e Geron Xhafës ekspertojeni sa herë e ku te doni. Po përse hiqni dorë nga ekspertimi i zërit të Alfred Alizotit”.

    Prokurori Genci Qana: “Për t’i marrë mostrat e zërit Geron Xhafës i dhamë të lexonte një libër të prokurorit Gentian Trenova asokohe. Ministria e Drejtësisë ka sjellë informacion për dosjen “Babale”, por ngatërrimi i adresës ka bërë që mos të paraqitet sot në seancë. Ministria e ka sjellë informacionin në Dhomën Penale, por ka ngatërruar adresën duke e dërguar në Gjykjatën Civile. Pas vendimit për të ekstraduar në Shqipëri, Albert Veliun, gjykata kërkoi informacion nëse ai ndodhet i arrestuar në Belgjikë apo nëse është në liri, vend ku ai kishte shkuar për të kërkuar azil politik pasi u arratis nga Shqipëria me denoncimin se e gjithë historia ishte një sajesë”.

    Ndërkohë, Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit, gazetarit që ka prodhuar skemën e mashtrimit për llogari të ish deputetit Ervin Salianji solli si prova në seancë 5 dënime të Alfred Alizotit nga vitit 1990 deri në 2015-ën ku sipas tij, “personalitetin e Alizotit si person që ka probleme me ligjin”./ Tiranapost.al

    “Babalja”/ Alizoti: Bëra kallëzim të rremë, Salianji na premtoi 200 mijë euro

    Babalja/ Kontradikta Olldashi-Salianji, Alizoti i drejtohet ish-deputetit në gjyq: Bëra ç’më the për të marrë paratë, hap kamerat

    Babalja/ Kontradikta Olldashi-Salianji, Alizoti i drejtohet ish-deputetit në gjyq: Bëra ç’më the për të marrë paratë, hap kamerat

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]