Shqiptarët në botë

Babai shqiptar në Kretë dhunon të bijën për një mesazh në telefon nga shoku i klasës

Babai shqiptar në Kretë dhunon të bijën për një

Mori një mesazh në telefon nga shoku i klasës dhe kjo mjaftoi që babai i vajzës 15 vjeçe të goditej me grushte dhe shkelma. Ngjarja ka ndodhur me familjen shqiptare që jeton në fshatin Acalenjo në ishullin grek të Kretës.  15-vjeçarja sapo ishte kthyer në shtëpi nga shkolla kur mori një mesazh nga shoku i saj i klasës. Babai i mori celularin, lexoi mesazhin dhe u zemërua duke e goditur. Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë duke arrestuar menjëherë babanë. Vajza është dërguar në spital me dëmtime të rënda dhe po merr trajtimin nga mjekët.

Babai shqiptar i katër fëmijëve njihet si një person që ushtron dhunë në mënyrë sistematike ndaj gruas dhe vajzës së tij. Sipas mediave greke që kanë publikuar lajmin, ai është përdorues i rregullt i alkoolit. Identiteti dhe fotoja e babait dhunues nuk është publikuar nga policia apo mediat greke. Akuzat ndaj tij janë ngritur tashmë, dhe gjyqi pritet të zhvillohet ditën e sotme./ Tiranapost.al. / Linku origjinal këtu/