• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Babai president e propozon si ambasador në SHBA, djali i tij po mendohet…


    Jo vetëm presidenti Trump ka dëshirë që fëmijët e tij të bëhen të suksesshëm në karrierë duke ndjekur gjurmët e tij apo ti sistemojë në postet më të larta. Në rastin e fundit është presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro i cili ka zgjedhur një nga djemtë që të emërohet ambasador në Amerikë.

    Brazilian President Jair Bolsonaro speaks at the Chamber of Commerce in Washington, Monday, March 18, 2019.

    Aktualisht ai është deputet në Brazil dhe pavarëisht përzgjedhjes nga babai i tij, ky i fundit ende nuk e ka vendosur nëse do bëhet ambasador apo jo. Sipas Washington Post, nëse Eduardo pranon propozimin e babait të tij president, duhet të miratohet me vota edhe nga senati i Brazilit. Vetë presidenti shprehet kështu:

    “Eduardo është mik i fëmijëve të presidentit Donald Trump, flet shumë mirë anglisht, spanjisht dhe ka një përvojë shumë të gjerë dhe i mirëinformuar. Unë mendoj se ai mund të jetë personi i duhur dhe mund të punojë në Uashington dhe të forcojë akoma më shumë marrëdhëniet me SHBA-të”./ Tiranapsot.al. E.B

    Image result for eduardo bolsonaro