Showbiz

Babai i Rudina Magjistarit e ndihmoi Vaçen që ta njihte gjithë Shqipëria

Babai i Rudina Magjistarit e ndihmoi Vaçen që ta njihte gjithë

I ftuar tek Rudina, Hysni Zela foli për veten, familjen, motrën e tij Vaçen dhe për babain e Rudina Magjistarit, i cili ka qenë Sekretar i Parë (Ekuivalent me kryetarin e bashkisë sot).

[caption id="attachment_349773" align="aligncenter" width="409"](Hysni Zela, foto nga Instagrami)[/caption]

“Ishte me fat Lushnja që e drejtonte një njeri me aq kulturë, si Petraq Magjistari. Ai na ndihmoi neve dhe gjithë qytetin. Ishte pikërisht ai që e prezantoi Vaçen me Petrit Dumen dhe i tregoi që ajo këndonte”, tha Hysni Zela, vëllai i Vaçes.

Se sado i talentuar, kushdo ka nevojë për një dorë që e ndihmon dhe ishte pikërisht babai i Rudinës që ia bëri Shqipërisë nderin, ta prezantonte me Vaçe Zelën.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan