• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Babai i motrave Hadid ndahet nga e dashura


    Mohamed Hadid është sërish beqar. 71-vjeçari u nda nga e dashura 39 vjeçe Shiva Safai, pasi nuk ranë dakord në lidhje me vazhdimësinë e marrëdhënies.

    Mohamed Hadid dhe Shiva Safai

    Sipas TMZ-së Shiva donte të lindte fëmijë, kurse Mohamed nuk donte të tjerë duke qenë se i ka 5 fëmijë.

    Mendohet se ndarja ka ndodhur 1 vit më parë, por vetëm tani u bë publike, nga vetë Shiva, e cila postoi menjëherë një foto me të dashurin e ri Niels Houweling.

    Kurse një burim tjetër thotë që arsyeja e vërtetë nuk ishte një fëmijë, por një grua. Mohamed e ka tradhtuar Shiva-n me modelen 25-vjeçaren Justyna Monde.

    *Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post