Aktualitet

Baba Mondi mbjell pemë në ditën e Sulltan Novruzit

Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmond Brahimaj në ditën e Sulltan Novruzit ka mbjellë pemë bahskë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Veliaj, uroi gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit, e cila njihet si dita e fisnikërisë dhe e ringjalljes së madhe.

Fillimisht ai vizitoi selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri, ku i uroi këtë festë kreut të besimtarëve bektashinj në vendin tonë, Baba Edmond Brahimaj, e më pas, nëpërmjet medias, edhe gjithë shqiptarëve.

Tirana është një qytet që mbahet në këmbë nga dashuria, nga toleranca, nga harmonia. Tirana përbëhet nga shumë banorë që vijnë nga qytete të ndryshme. Nëse nuk do kishim njerëz si Baba Mondi dhe drejtues të shenjtë që kontribuojnë në këtë harmoni në komunitetet tona, s’do kishim qytetin të kemi sot. Kështu që, i jam mirënjohës. Dua t’i uroj të gjithë besimtarëve bektashinj një ditë të shënuar! Paçin vetëm bekime dhe të mira dhe ashtu siç thotë Baba Mondi gjithmonë kur na përcjell, qofshi dritë”, deklaroi Veliaj.

Pas përmbushjes së premtimit për ti shtuar kryeqytetit 100 mijë pemë të reja, Bashkia e Tiranës shtyn aksionin e mbjelljes së pemëve deri me 22 prill, Ditën e Tokës. /Tiranapost.al