Aktualitet

Azil dhe krim nga shqiptarët/ Lleshaj: Pretendimet e Francës dhe Holandës janë të pabaza

Azil dhe krim nga shqiptarët/ Lleshaj: Pretendimet e Francës dhe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i quan të pabaza pretendimet e dy shteteve, Francës dhe Holandës, për rritjen e azilkërkuesve dhe krimin e organizuar shqiptar.

“Kemi vlera mesatare europiane në të gjitha figurat që përshkruajnë nivelin e sigurisë publike të Shqipërisë. Për mua shqetësimi i tyre është plotësisht i pabazë”, tha ministri Lleshaj në një intervistë për A2CNN.

Gazetarja: Ju po thoni se shqetësimi i tyre është i pabazë?

Lleshaj: Për mua po. Madje plotësisht.

Një ditë më parë Presidenti francez tha se si, do t’ua shpjegojë qytetarëve të tij që kaq shumë shqiptarë që kërkojnë azil në vendin e tij, por ndërkohë çdo gjë shkon mirë sa do të hapin negociatat për të hyrë në BE./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/macron-nuk-terhiqet-as-pas-takimit-me-merkel-negociatat-pas-reformimit-te-be-se/