Aktualitet

Avokati i njohur Haxhia sqaron si përfunduan dokumentet e Tahirit në makinën e Orest Sotës: Ditën që dorëzoi makinën e zyrës shoferi mori...

Avokati i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i ftuar në emisionin “Opinion” ka shpjeguar rrethanat në të cilat patentat e Tahirit kishin mbetur në makinën e Orest Sotës. Sipas Haxhisë, ditën që shoferi personal i Tahirit ka dorëzuar makinën zyrtare pas largimit nga detyra ka marrë me vete të gjithë dokumentet nga makina dhe i ka vendosur në automjetin e Orest Sotës, të cilin e ka mik.

Më pas, sipas këtij versioni ngjarjes ai i ka lënë përkohësisht atje dhe vetëm për shkak të kësaj rastësie Policia ka gjetur patentat e Tahirit tek shtetasi ndaluar për një shkak që nuk ka lidhje me deputetin.

Saimir Tahiri ka zgjedhur studion Haxhia & Hajdari për ta përfaqësuar ligjërisht, respektivisht Maks Haxhia dhe Tan Hajdari janë avokatët që po mbrojnë ish ministrin. Që të dy me emër shumë të mirë në avokati! /tiranapost.al